TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ – Dita e shtunë do të nisë me mot të qëndrueshëm, orët me diell do të mbizotërojnë gjatë pjesës së parë të ditës në të gjithë territorin, gradualisht prej mesdite vranësirat do të vijnë drejt shtimit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mbrëmjes në zonën veriperëndimore në qarqet e Shkodrës, Lezhës e Durrësit. Reshjet do të jenë me intensitet të dobët.
Mëngjesi do të ndjehet i ftohtë, pasi temperaturat minimale do të kenë një tjetër rënie të lehtë, më të ndjeshme në zonat malore, ndërsa në mesditë rrymat më të ngrohta me origjinë jugore do të na sjellin një tjetër rritje të vlerave.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug me shpejtësi 1-18 m/sek. Erë me rrahje dhe intensive përgjatë vijës bregdetare. Mjegull e dendur në orët e mëngjesit në lugina. Valëzimi në dete parashikohet: forca 3-4 ballë, me lartësi vale 1.8-2.5 metra.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 7/19 diell shi |
| Kukës | 5/12 diell shi |
| Lezhë | 8/18 diell shi |
| Dibër | 5/11 re diell |
| Durrës | 9/21 diell shi |
| Tiranë | 10/21 diell shi |
| Elbasan | 8/20 re diell |
| Berat | 9/22 re diell |
| Vlorë | 9/20 diell shi |
| Korcë | 6/15 re diell |
| Gjirokastër | 9/18 re diell |
| Sarandë | 10/21 re diell |
/e.malaj/ /a.g/











