Ballina SPORT

FUTBOLL – Buskets zhvillon ndeshjen e 500-të me “Barcelonën”

ROMË, 24 nëntor /ATSH-ANSA/ – Parashikohet një mbrëmje për t’u vënë në kornizë për Serxhio Buskets, fituesi i shumë çmimeve me Barcelonën (një titull botëror, dy europian me kombëtaren), pavarësisht se cili do të jetë rezultati i ndeshjes së madhe të “La Liga” që do të luhet sot në orën 20:45 në stadiumin “Wanda Metropolitano” mes “Atletiko Madridit” dhe katalanasve.

Në fakt, Buskets, pikërisht sot do të veshë për herën e 500-të fanellën e “Barcelonës”, pasi të niset nga “kantieri” i klubit katalanas.

Vetëm gjashtë lojtarë kanë arritur kanë arritur para atij nivelin ekskluziv të 500 ndeshjeve: Ksavi, Injesta, Mesi, Pujol, Migel dhe portieri Viktor Valdes. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKlima e biznesit rrit interesin e bizneseve nga Mali i Zi dhe Turqia për investime në Shqipëri
Artikulli tjetërVeliaj: PS mund të fitojë vetëm, pa kapsolla