Ballina Aktualitet

Soreca për Lleshajn: Do bashkëpunojmë në luftën kundër krimit

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas betimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, duke shprehur dëshirën për të bashkëpunuar në fushën kundër krimit të organizuar.

“Sot Sandër Lleshi bëri betimin si Ministri i ri i Brendshëm para Presidentit Ilir Meta. Ne presim të punojmë me të në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar, një prioritet kyç për vendin në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE”, shkruan ambasadori Soreca. /e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRita Ora publikon albumin e ri “Phoenix”
Artikulli tjetërPEKIN – Dolce & Gabbana kërkon ndjesë pas akuzave për racizëm