Ballina Lajme nga Vendi

Rita Ora publikon albumin e ri “Phoenix”

TIRANË,23 nëntor /ATSH/ – Albumi Rita Orës me titull “Phoenix” doli sot në shitje në të gjitha platformat online, por edhe në formatin fizik.

“Phoenix” ashtu siç ka bërë me dije vet këngëtarja me prejardhje shqiptare, është një titull i frymëzuar nga puna e madhe e bërë për këtë album, i cili pati premierën e tij pas gjashtë viteve.

Pjesë e këtij albumi janë këngët hit të këngëtares si: “Your Song”, “Let you love me”, “Lonely together” (bashkëpunim me Avicii), “Anywhere”, si dhe shumë këngë të reja. /m.z/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjykata gjobit dhunuesit e PD, Veliaj dhuron kompjuter për shkollën 9-vjeçare
Artikulli tjetërSoreca për Lleshajn: Do bashkëpunojmë në luftën kundër krimit