Casillas sulmon ashpër Mourinhon

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ – Iker Casillas dhe Jose Mourinho nuk kanë pasur marrëdhënie të mira me njëri tjetrin në kohën kur ishin pjesë e “Real Madridit”.

Portugezi thuhet se e “dënoi” portierin legjendar të madrilenëve për shkak të raportit të mirë që ai kishte me lojtarët e kombëtares spanjolle që ishin pjesë e “Barcelonës”.

Casillas thotë se nëse atëherë ishte tërhequr për të mos pasur probleme, tani do të vepronte menjëherë nëse do përsëritej e njëjta situatë.

“Viti i tretë nuk ishte krejtësisht i mirë, edhe pse fituam kampionatin. Ishin shumë njerëz, raportet e të cilëve u tronditën”, tha Casillas.

“Nuk ishte mirë për të, për mua dhe për klubin. Mendoj se nëse do të ndodhte sërish, nuk do i shmangesha më përplasjes, do i lanim hesapet ballë për ballë. Në atë kohë unë vendosa të isha i qetë dhe mendova se ishte rruga e duhur për të nderuar vlerat e ‘Real Madridit’”, tha ai.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.