Ballina Kulturë

Bashkim Zeneli promovon “Miqësi e trazuar – Greqia në kujtimet e ambasadorit”

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ – Është promovuar ditën e sotme libri më i ri i diplomatit dhe publicistit të shquar Bashkim Zeneli, i titulluar “Miqësi e trazuar – Greqia në kujtimet e ambasadorit”.

I pranishëm në këtë ngjarje kultorore ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili në fjalën e rastit u shpreh se ishte një kënaqësi e veçantë pjesëmarrja në promovimin e librit më të ri të diplomatit dhe publicistit të shquar, Bashkim Zeneli, me titull “Miqësi e trazuar – Greqia në kujtimet e ambasadorit”, një libër i rëndësishëm që do të na orientojë drejt forcimit të kësaj miqësie tepër jetike për dy popujt dhe vendet tona.

/m.z/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPEKIN – Dolce & Gabbana kërkon ndjesë pas akuzave për racizëm
Artikulli tjetërBashkia e Shkodrës shpallet fituese në konkursin “Qendra Komunitare Për Familjen”