Ballina Lajme nga Vendi

Pas studimeve në Rusi, kthehet të punojë si mjeke në Elbasan

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/- Mjekë me eksperiencë në spitalet europiane vijojnë të zgjedhin Shqipërinë për të ushtruar profesionin e tyre.

Një ndër këta mjekë është doktoreshë Irina Alla, mjeke obstetër-gjinekologe që ka studiuar dhe është specializuar në Rusi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bën të ditur se “dr. Irina Alla është mjeke obstetër-gjinekologe që ka studiuar dhe është specializuar në Rusi dhe aktualisht punon në konsultoren e gruas pranë Qendrës Shëndetësore nr. 3 në Elbasan”.

Qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Shëndetësisë vijon mbështetjen për mjekët, ndërsa gjithë vëmendjen e ka drejtuar për t’i ofruar një shërbim më të mirë qytetarëve. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosova nuk anëtarësohet në Interpol
Artikulli tjetërFOTO- Fustanet perfekte dhe elegante për festat e fundvitit