Ballina Bota

BM – Siemens kontratë për trenat nëntokësorë të Londrës

MYNIH/LONDËR, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Kompania gjermane Siemens ka nënshkruar një kontratë me vlerë 1,5 miliardë euro për rrjetin nëntokësor hekurudhor të Londrës, njoftoi kompania.

Trenat do të operojnë në linjën ”Piccadilly” nga viti 2023 duke zëvendësuar mjetet e transportit që datojnë nga vitet ’70.

Linja ”Piccadilly” siguron udhëtimin e rreth 700 000 personave në ditë.

Ajo hyri në punë në vitin 1906 dhe u zgjerua për të lidhur aeroportin ”Heathrow” me qytetet. Trenat e tanishëm kanë tejkaluar përdorimin  e tyre të shërbimit prej 40 vjetësh.

Trenat e rinj janë projektuar të jenë shumë më të rehatshëm dhe të tranportojnë më shumë pasagjerë./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – ”EasyJet” rekord të ri me 90 milionë pasagjerë
Artikulli tjetërAhmetaj për koncesionet: Nuk do pranohen më oferta të pakërkuara nga 1 korriku 2019