Ballina Bota

MAROK – Parlamenti rrit buxhetin për luftën kundër migracionit të paligjshëm

RABAT, 19 nëntor /ATSH-DPA/ – Janë bërë 117 000 përpjekje për migrim midis viteve 2017 dhe 2018 nga Maroku drejt Europës, ku më pas janë bllokuar nga policia, janë të dhënat e fundit të Ministrisë marokene të Mbrojtjes.

Këto shifra alarmante tregojnë hemorragjinë në veri të vendit, midis dy brigjeve të Ngushticës së Gjibraltarit.

”U asgjesuan 171 organizata kriminale që favorizonin migracionin klandestin dhe 29 426 emigrantë u shpëtuan në det nga anijet”, sipas këtyre të dhënave.

Pikërisht për këtë arsye, parlament maroken rriti në mënyrë të konsiderueshme buxhetin për të përballuar atë që e etiketon si një ”eksod”./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKATAR – Bisedime mes talebanëve dhe SHBA-së për paqen në Afganistan
Artikulli tjetërAkset rrugore në qarkun e Korçës, të gjitha të kalueshme