Ballina Aktualitet

Platforma e bashkëqeverisjes, mbi 22 mijë ankesa të trajtuara

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/256040678412393/

TIRANË, 18 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Janë rreth 22 220 ankesa drejtuar platformës së bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” që janë trajtuar deri tani, nga 23 309 që është numri total i ankesave të regjistruara.

Në nivel vendor, numri total i ankesave të përfunduara është 3 279 ankesa nga 3 729 ankesa të regjistruara.

Vetëm gjatë kësaj jave, janë 18 raste të spikatura suksesi, nga këto 6 raste i përkasin Ministrisë së Drejtësisë, 7 raste i përkasin Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë, 1 rast Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, 1 rast Ministrisë së Brendshme, 2 raste bashkisë Vlorë dhe 1 rast bashkisë Tiranë.

Në total, numri i LOG IN në faqe është 67 019 persona, ndërsa numri total i regjistrimeve të reja është 12 200 persona./e.caushi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasketboll për ferma – Kombëtarja humbet ndaj Hungarisë
Artikulli tjetër340 trupa të FA në Poshnje nisin stërvitjen “RethGreth 2018”