Parashikimi i motit, e shtunë 17 nëntor 2018

TIRANE, 17 nëntor /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime e vranësira mesatare dhe të dendura kryesisht në jug.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu me intensitet në lindje dhe jug. Reshje bore lokale të intensitetit të ulët në juglindje. Prezencë të ngricave të lehta lokalisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje dhe shpejtësi 2-25m/sek, erë me rrahje dhe intensive përgjatë vijës bregdetare dhe në veri të vendit.

Mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit pranë zonave luginore.

Temperaturat me rënie të lehta në vlerat minimale dhe maksimale.

Valëzimi në dete forca 3-4 me lartësi vale 1.2-1.8 metër.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 4/14 diell re
Kukës 0/9  diell re
Lezhë 8/17  diell re
Dibër -2/9  diell re
Durrës 5/15 diell re
Tiranë 3/17  diell re
Elbasan 5/14 diell re
Berat 0/14 diell re
Vlorë 5/15 diell re shi
Korcë 0/6 diell re shi borë
Gjirokastër -2/14 diell re shi
Sarandë 5/15 diell re shi

/e.malaj/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.