Ballina Lajme nga Vendi

Lezhë, masa për ngrohjen në institucionet arsimore

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Me ardhjen e stinës së dimrit, bashkia e Lezhës është angazhuar për të garantuar kushtet e ngrohjes në kopshte, çerdhe e shkolla.

Agjencia e Administrimit të Pyjeve pranë bashkisë Lezhë, po vijon me pastrimin dhe trajtimin sanitar të pyjeve në territorin e bashkisë, për të garantuar përmirësimin e tyre, si dhe ngrohjen për nxënësit në shkollat në të gjitha njësitë administrative.

Vënia në funksion e kaldajave, pajisja me soba, furnizimi me lëndë drusore kanë sjellë përmirësim të dukshëm të situatës së akumuluar ndër vite.

Nga dita e hënë fillon shpërndarja e lëndës drusore në çerdhet, kopshtet dhe shkollat në të gjitha njësitë administrative.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAxhenda e reformave europiane, miratimi i ligjeve rëndësi në liberalizimin e vizave
Artikulli tjetër“Ditari i Ana Frank”, copëza reflektive nga jeta e hebrenjve në skenë