TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ – Futbollisti spanjoll nuk është i lumtur me minutat që po ka në dispozicion te Reali.
Marco Asensio do të largohet nga “Real Madridi” dhe dëshiron të transferohet te “Juventusi”.
Kështu shkruan sot gazeta e afërt me klubin torinez “Tuttosport”, sipas së cilës spanjolli do të ndjekë rrugën e Cristiano Ronaldos.
Bardhezinjtë kërkojnë të përforcohen edhe më shumë për të luftuar në të gjitha frontet, por objektivi kryesor është Liga e Kampionëve.
Megjithatë, operacioni për transferimin e tij nuk duket i thjeshtë, pasi klauzola e largimi të tij është marramendëse, plot 500 milionë euro.
Në javët në vazhdim pritet një takim mes palëve për të diskutuar mundësinë që ky transferim të realizohet.
Që nga ardhja e Santiago Solarit, Asensio ka pasur shumë pak hapësira në skuadrën e “Realit” dhe kjo e bënë atë të mendojë largimin nga “Bernabeu”.
/gj.mima/j.p/











