Ballina Lajme nga Vendi

Ariana Grande thyen rekord në “Spotify”

TIRANË,16 nëntor /ATSH/ – Kënga e fundit e Ariana Grandes, ‘Thank U, Next’ është bërë kënga më e shpejtë në historinë e Spotify që kaloi 100 milionë dëgjime.

Kënga, e cila u publikua këtë muaj, rrëfen marrëdhëniet e këngëtares me ish-të dashurit e saj, Pete Davidson, Big Sean dhe Mac Miller.

Hiti theu rekordin e Taylor Swift në platformë si kënga më e transmetuar nga një artiste femër në një ditë të vetme me 9.6 milionë dëgjime.

Gjithashtu shënon këngën e parë të Arianës së qëndron numër 1 në tabelat e SHBA. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Ditari i Ana Frank”, copëza reflektive nga jeta e hebrenjve në skenë
Artikulli tjetërFUTBOLL – Runei i jep lamtumirën kombëtares angleze