Ballina Bota

STAMBOLL – Turqia dyshon në versionin saudit për vrasjen e Khashoggit

STAMBOLL, 15 nëntor /ATSH-AFP/ – Turqia i cilësoi të pamjaftueshme sqarimet e paraqitura sot nga prokuroria saudite për vrasjen e Jamal Khashoggi në Stamboll, duke vënë theksin në karakterin e paramenduar të vrasjes.

‘’Të gjitha këto masa janë sigurisht pozitive, por janë prapë të pamjaftueshme’’, deklaroi kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu duke shtuar se nuk ishte i bindur nga disa shpjegime të artikuluara sot nga drejtësia saudite.

”Prokurori i përgjithshëm i Arabisë Saudite kërkoi dënim me vdekje ndaj pesë të akuzuarve”, njoftoi sot zëdhënësi i tij, duke shtuar se Jamal Khashoggi ishte droguar dhe vrarë më pas brenda ambjenteve të konsullatës saudite në Stamboll, më 2 tetor./ /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkëpunimi Kosovë-diasporë mund të shndërrohet në fuqi ekonomike
Artikulli tjetërFOTO/ Bukuritë e Alpeve Shqiptare, 1 mijë turistë të huaj gjatë nëntorit