SINGAPOR, 14 nëntor /ATSH-DPA/ – Dhuna e kryer kundër minoritetit rohingya është e pajustifikuar, iu drejtua zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence udhëheqëses së Myanmarit dhe fitueses së çmimit Nobel për Paqen, Aung San Suu Kyi.
Pence, u takua me Suu Kyi në kuadër të samitit të Singaporit, dhe komentoi gjithashtu mbi arrestimet dhe dënimet e dy gazetarëve nga agjencia britanike e lajmeve Reuters duke i quajtur ato thellësisht shqetësuese për miliona amerikanë.
Kriza humanitare në shtetin Rakhine të Myanmarit erdhi pasi më shumë se 700 000 myslimanë rohingya iu drejtuan Bangladeshit fqinj si rezultat i dhunës së forcave të sigurisë të Myanmarit.
OKB e konsideroi gjenocid sjelljen e këtyre forcave./ /os/ a.jor.






















