Ballina Aktualitet

Shërbimet e integruara publike, lehtësim për qytetarët

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Shërbimet e integruara publike kanë lehtësuar jetën e çdo qytetari e sipërmarrësi në vend.

Kjo u vlerësua gjatë vizitës së Komisioneres së Bashkimit Europian për Ekonominë Dixhitale dhe Shoqërinë, Mariya Gabriel, në sportelin e ADISA-s në Tiranë, e shoqëruar nga zv.kryeministrja Senida Mesi.

Komisionerja e BE-së vlerësoi punën e kësaj zyre dhe të gjithë zyrave të tjera që ofrojnë shërbime të integruara, si një model që falë dixhitalizimit dhe standardizimit të shërbimeve publike, lehtëson jetën e qytetarëve.

Po ashtu, sipas saj, “kjo nismë ecën njëkohësisht në një linjë me axhendën dixhitale të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Shkencëtarët ripërcaktojnë termin kilogram
Artikulli tjetërPas 12 vite sorollatjeje, qytetari nga Tirana merr lejen e legalizimit