Ballina Bota

RUMANI – Dancila: Të gatshëm për presidencën e radhës të BE

BUKURESHT, 14 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kryeministrja rumune, Viorica Dancila duke mohuar atë që u tha dje nga presidenti Klaus Iohannis, siguroi sot se vendi i saj ishte gati dhe i përgatitur të merrte presidencën e radhës të BE-së më 1 janar, bëri të ditur shtypi vendas.

“Ju siguroj se Rumania është e gatshme, edhe në planin logjistik, edhe në atë organizativ”, tha kryeministrja, e cituar nga media rumune.

Dancila, një eksponente politike pak e njohur në vend, mori udhëheqjen e qeverisë në janar të vitit të kaluar, edhe pse në të vërtetë prapa saj qëndron Liviu Dragnea, udhëheqës i fuqishëm i Partisë Socialdemokrate, i cili është kreu i vërtetë i ekzekutivit rumun.

Presidenti konservator Iohannis, i cili është shumë kritik ndaj qeverisë të udhëhequr nga qeveria socialdemokratike, kishte thënë se Rumania nuk ishte gati për presidencën e BE-së dhe kishte kërkuar haptazi dorëheqjen e ekzekutivit, të cilin e konsideron ”një incident të demokracisë rumune”./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPK zbardh vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurorit Sokol Stojani
Artikulli tjetërAksi Kardhiq-Delvinë, shkurton ndjeshëm distancën mes Tiranës dhe Sarandës