TIRANE, 13 nëntor /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë mjegull të dendur në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-10m/sek.
Valëzimi në det parashikohet i forcës 1-2 ballë, me lartësi vale 0.5-1.0 metër.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 8/21 diell |
| Kukës | 4/17 diell |
| Lezhë | 6/21 diell |
| Dibër | 4/17 diell |
| Durrës | 11/23 diell |
| Tiranë | 9/23 diell |
| Elbasan | 9/23 diell |
| Berat | 6/24 diell |
| Vlorë | 12/23 diell |
| Korcë | 2/17 diell |
| Gjirokastër | 3/22 diell |
| Sarandë | 12/24 diell |
/e.malaj/





















