Ballina Bota

MJEKËSI – Xofluza shëron gripin për një ditë

ROMË, 13 nëntor /ATSH/ – Ai quhet Xofluza, është prodhuar nga kompania farmaceutike zvicerane ”Roche” dhe duhet të jetë ilaçi i parë dhe i vetëm efikas për parandalimin e gripit në një ditë të vetme, sipas gazetës italiane ”Il Giornale”.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) kohët e fundit ka autorizuar tregtimin e tij.

Xofluza, e rekomanduar vetëm me recetë, parandalon përhapjen dhe formimin e komponentëve të rinj viralë, në fillim të ciklit jetësor të virusit.

Në këtë mënyrë përhapja e gripit zvogëlohet ndjeshëm. Studimet klinike treguan se Xofluza është efikas kundër shumicës së viruseve të gripit dhe do të jetë në gjendje për t’ju mbrojtur nga gripet e viruseve A dhe B si dhe nga gripet e shpendëve si H5N1 dhe H7N9./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOSHEE, investim 187 milionë lekë për modernizimin e Dispeçerisë qendrore
Artikulli tjetërGjimshiti: Dua të ndihmoj edhe Shqipërinë