VJENË, 12 nëntor /ATSH-DPA/ – Austria feston sot 100-vjetorin e kthimit nga monarki në republikë, por partitë e së djathtës ekstreme kanë paralajmëruar folësit përpara ceremonisë shtetërore që të përmbahen nga polemikat politike, bëri të ditur shtypi austriak.
Veprimtaria në Operën Shtetërore të Vjenës jo vetëm përkujton fundin e sundimit të Habsburgëve, por edhe vitet pasuese në të cilat Austria mori pjesë në Holokaust si pjesë e Gjermanisë naziste.
Midis folësve janë presidenti i Austrisë, Aleksander Van der Bellen, kancelari konservator Sebastian Kurz dhe shkrimtaria Maja Haderlap.
Vizitorët përfshijnë të mbijetuar të Holokaustit.
Austria shënon gjithashtu këtë vit edhe 80-vjetorin e bashkimit të saj me Gjermaninë naziste.
Pas humbjes së Luftës së Parë Botërore, Austria është zvogëluar nga një perandori e Europës Qendrore në madhësinë e saj aktuale.
Në vitet 1930, Austria u qeveris nga konservatorët autoritarë, para se të bashkohej me Gjermaninë naziste në 1938./ /os/ a.jor.





















