Ballina Bota

SOFT NEWS – Zbulohet kryq floriri ndoshta i… Krishtit!

SOFJE, 12 nëntor /ATSH-ANSA/- Një kryq i krishterë i jashtëzakonshëm prej ari u gjet gjatë gërmimeve arkeologjike në kalanë mesjetare në kodrën Trapesica, të qytetit Veliko Tarnovo, në Bullgarinë Qendrore.

Kryqi zbulua ndërsa grupi i arkeologut Konstantin Totev po punonte mbi rrënojat e një kishe të vogël prej 9×5 metrash.  Kryqi u zbulua në themelet e altarit të kishës.

Konstantin Totev shpjegon se sipas një prej rregullave të Këshillit të Shtatë Ekumenik, nuk lejohej ndërtimi i një kishe së krishterë pa hedhur në themelet e saj një relike .

Sipas tij, gjetja është unike në llojin e vet. Kryqi ka përmasa 11×5,5 centimetra.

Sipas arkeologëve, mund të kemi të bëjmë me relike të kryqit të Krishtit./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Barnier: Ende pa një marrëveshje mbi Brexit me Londrën
Artikulli tjetër47% e të diplomuarve në shkollat e mesme profesionale, punësim brenda 6 muajve