Ballina Aktualitet

Rihapet shkolla shqipe në Nuremberg

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ – Në qytetin e Nurembergut në Gjermani është rihapur pas disa vitesh mungesë shkolla e gjuhës shqipe.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili është shprehur se, “interesimi i madh i nxënësve për mësimin shqip bëri të mundur që komuniteti të hapë sërish klasat për mësimin e gjuhës shqipe”.

Ndërsa Afrim Bekteshi, zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës së Kosovës u shpreh i kënaqur nga interesimi i madh i nxënësve për mësim shqip.

“U krenova me përkushtimin e mësuesve dhe me punën e tyre në ruajtjen e identitetit gjuhësor, duke investuar më të mirën, për të ardhmen e dinjitetshme të pasardhësve tanë këtu në Gjermani, – tha ai, duke shtuar se, – ky sigurisht është një lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në këtë rreth, në mënyrë që t’i edukojnë fëmijët në gjuhën shqipe”.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKontrollet për sigurinë, policia e Vlorës procedon 41 shtetas
Artikulli tjetërVetingu, shqyrtohet ankimimi i Komisionerit Publik kundër gjyqtarit Edmond Islamaj