Ballina Lajme nga Vendi

Nata e errët e Higuain ndaj “Juventusit”

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ – Sulmuesi i Milanit” Gonzalo Higuain luajti për herë të parë ndaj ish-skuadrës së tij Juventus, që kur u transferua tek “Milani” në verë.

Por nuk ishte mbrëmja e “El Pipitas”, i cili fillimisht humbi një penallti e më pas edhe u ndëshkua me karton të kuq pas reagimit të ashpër ndaj gjyqtarit Paolo Mazzoleni.
Higuain më pas kërkoi falje për gjithë ato skena që bëri në fushë.

“Dua t’u kërkoj falje shokëve të mi të skuadrës, trajnerit, tifozëve dhe gjyqtarit, i cili e di se çfarë i kam thënë. Në të njëjtën kohë, gjyqtari duhet të ketë mirëkuptim për emocionet e atij momenti”, ka thënë Higuain për Sky Sport Italia.

“Nuk duhej të reagoja në atë mënyrë, prandaj edhe po kërkoj ndjesë. Ishte karton i verdhë dhe vendimi tashmë ishte marrë, po ashtu marr përgjegjësinë për reagimin që bëra”, ka thënë Higuain.

“Jam njeri shumë emocional dhe ndonjëherë e kam të vështirë t’i kontrolloj ndjenjat”, ka theksuar argjentinasi.

Higuain do t’i mungojë “Milanit” në ndeshjen e radhës ndaj “Lazios”, por ende nuk dihet nëse do të dënohet me më shumë ndeshje.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSUEDI – Fillon gjykimi për skandalin erotik në jurinë e Nobelit të Letërsisë
Artikulli tjetërIkonat shqiptare do të ekspozohen në selinë e UNESCO-s në Paris