Fier, investime për nxitjen e bujqësisë
Fier, investime për nxitjen e bujqësisëhttp://ata.gov.al/2018/11/11/fier-investime-per-nxitjen-e-bujqesise/ Bashkia e Fierit po vijon me intensitet investimet për rehabilitimin e kanaleve kulluese, duke garantuar kështu mbrojtjen e tokave bujqësore.Aktualisht, po ndërhyhet në një nga objektet e shumta të skemës së kullimit dhe ujitjes në fshatin Sop, ku ka nisur prej ditësh rehabilitimi i plotë i gjithë sistemit.
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 10 Nëntor 2018
TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Bashkia e Fierit po vijon me intensitet investimet për rehabilitimin e kanaleve kulluese, duke garantuar kështu mbrojtjen e tokave bujqësore.
Aktualisht, po ndërhyhet në një nga objektet e shumta të skemës së kullimit dhe ujitjes në fshatin Sop, ku ka nisur prej ditësh rehabilitimi i plotë i gjithë sistemit.
Ky objekt është vetëm 1.7 km dhe do të garantojë kullimin e mbi 10 ha sipërfaqe tokë bujqësore, pa llogaritur kilometra të tërë të rehabilituar deri më sot në sistemin e gjithë Bashkisë Fier.
Sipas Kryetarit të Bashkisë së Fierit , këto investime synojnë të garantojnë një sistem efikas kullimi e ujitje.
“Më shumë toka të kulluara, më shumë ujë gjatë sezonit të vaditjes dhe më shumë prodhim bujqësor”, tha Subashi./m.m/ /a.g/






















