Ballina Uncategorized

TEKNOLOGJI – Samsung promovon smartfonin e palosshëm

ANKARA, 9 nëntor /ATSH-AA/-  Samsung ka promovuar smartfonin e ri të shumëpritur të palosshëm.

Celulari i ri i Samsung-ut me karakteristikën që mund të paloset, u promovua në qytetin San Francisco nga Justin Denison, një nga zëvendësshefat e kompanisë të seksionit për telefonat celularë.

Pajisja është e madhe sa një celular, ndërsa kur hapet fiton madhësinë e një tableti. Madhësia diagonale e telefonit është 18,5 centimetra.

Në promovim iu lejua gazetarëve dhe programuesve të mund të prekin dhe të vëzhgojnë nga afër pajisjen.

Samsung planifikon që celularin e palosshëm ta prodhojë në seri muajt e ardhshëm./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProkurori Ramadan Troci në sitën e Vetingut
Artikulli tjetërRama i ridërgon Presidentit kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër të Brendshëm