Ballina Lajme nga Vendi

Dëmtohet Dembele, nuk luan deri më 2019

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ – Mesfushori belg, Mousa Dembele do të mungojë për dy muaj.
Dembele është lënduar në takimin e javës së shkuar përballë “Wolverhampton”.

Ai sot i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore ku mjekët kanë konstatuar që ka lënduar ligamentin e këmbës së djathtë.

Kështu, përfaqësuesi i Belgjikës nuk pritet të luajë deri në muajin janar të vitit që po vjen.

“Shpresojmë ta kemi gati në fillim të janarit”, ka thënë trajneri i “Spurs”, Mauricio Pochettino.

Dembele do të mungojë edhe në dy ndeshjet vendimtare të “Tottenhamit” në Ligën e Kampionëve, përballë “Interit” dhe “Barcelonës”.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNgjarja në Bularat, Bushati: Të urtësojmë situatën
Artikulli tjetërFoto- Blloku “Vasil Shanto” me ndriçim LED