Ballina Bota

BERLIN – Merkel: Antisemitizmi fenomen shqetësues për të gjithë

BERLIN, 9 nëntor  /ATSH-ANSA/ – Pas Luftës së Dytë Botërore ndarja me racizmin dhe antisemitizmin ishin themelore, por racizmi, antisemitizmi dhe paragjykimet nuk mbijnë vetë,  theksoi kancelarja gjermane Angela Merkel në fjalimin për përkujtimin e 80-vjetorit të Natës së Kristaltë, në sinagogën qendrore të Berlinit.

“Sot ka një jetë të begatë të hebrenjve në Gjermani, por antisemitizmi nuk shqetëson vetëm hebrenjtë, por të gjithë ne”, shtoi ajo.

‘’Për të kuptuar Natën e Kristaltë është  e nevojshme të kuptohet procesi që i parapriu, i cili më pas solli Holokaustin. Vetëm në këtë mënyrë është e mundur të nxjerrim mësimin e duhur për të ardhmen’’, vazhdoi ajo./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtesta e banorëve, Basha: Nuk ka ligj për shembjen e shtëpive
Artikulli tjetërMbi 1100 aplikime dhe asnjë ankesë në sportelet e informacionit të DPT