Ballina Ekonomi

Paketa fiskale 2019, lehtësohen procedurat tatimore

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/- Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” parashikon lehtësimin e procedurave për tatimpaguesit dhe mbylljen e hapësirave për evazion fiskal.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj shpjegoi sot në Komisionin e Ekonomisë gjatë prezantimit të këtij pr/ligji që shoqërojnë paketën fiskale 2019, se ndryshimet konsistojnë në forcimin e rregullave për pajisjen e subjekteve me më shumë se një NIPT, lehtësimin e procedurave të çregjistrimit të biznesit dhe thjeshtimin e procedurave tatimore.

“Dispozita antishmangie në lidhje me regjistrimin e më shumë se një biznesi nga personat fizikë tregtarë, është evazioni që bëjnë individë të ndryshëm kur krijojnë entitete të ndryshme, i kthejnë në pasivë, i lënë dhe të ngarkuar me borxhe ndaj tatimeve, dhe krijojnë një person fizik tjetër. Kjo dispozitë antishmangie do ta reduktojë deri në eliminim të fenomenit gangrenizues për bazën tatimore”, – tha Ahmetaj. e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu, KPK konfirmon në detyrë ndihmësen ligjore, Miranda Nakaj
Artikulli tjetër“Lëvizja Kombëtare për Lexim”, për të ardhmen europiane të fëmijëve shqiptarë