Ballina Lajme nga Vendi

Shkodër, pastrohen kanalet kulluese në Gur të Zi

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/- Njësia Administrative Guri i Zi në bashkinë e Shkodrës është një nga përfitueset e projektit “Pastrimi i Kanaleve Kulluese Bashkia Shkodër”.

Prej ditësh po punohet në një kanal kullues kryesor, i cili po pastrohet nga bimësia, shkurret anash tij, por edhe nga mbetjet e sjella nga uji.

Përmes angazhimit të komunitetit më në nevojë, në shërbimet publike, është mundësuar pastrimi i kanalit kullues në fshatin Kuç, ku janë pastruar mbi 3500 ml.

Bashkia e Shkodrës bën të ditur se “10 kryefamiljarë të familjeve më në nevojë, të angazhuar në Gurin e Zi do të vazhdojnë të jenë pjesë e kontributit në përmirësimin e infrastrukturës mbrojtëse nga përmbytjet dhe në pastrimin e kanaleve kulluese”.

Bashkia e Shkodrës, me mbështetjen e GIZ përmes FSHZH, synon krijimin e një perspektive përmes punësimit dhe në të njëjtën kohë realizimin e punëve në dobi të komunitetit./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak”Zoti i Masakrës”, në qytetin e serenatave
Artikulli tjetërMuriqan/ Kapet serbja në kërkim ndërkombëtar