Ballina Ekonomi

Buxheti 2019, rritje e të ardhurave nga tatimet e doganat

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Të ardhurat nga tatimet, doganat, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vitin 2019, vlerësohen të arrijnë 423.5 miliardë lekë, me një shtesë prej 27 miliardë lekë ose 6,8% më shumë se pritshmëria e vitit 2018.

Sipas Ministrisë së Financave, të ardhurat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe DPD (pa përfshirë kontributet) parashikohet të jenë 325.6 miliardë lekë, me një rritje prej 6,7% ose 20.5 miliardë lekë më shumë se viti 2018.

Të ardhurat doganore janë parashikuar duke u bazuar në analizën e trendit historik të 60 grup produkteve kryesore, për një periudhë katërvjeçare. Ky parashikim është korrektuar me efektet e faktorëve të tjerë të jashtëm në secilën taksë.

/m.m//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Arrin në 4 numri i personave të vdekur nga shembja e godinave në Marsejë
Artikulli tjetërRoskovec/ 15.1 milionë lekë për rikonstruksionin e rrugës në Jagodinë