Ballina Lajme nga Vendi

Vetitë kuruese të portokallit

TIRANE, 5 nëntor /ATSH/ – Portokalli përmban shumë vlera ushqyese, pasi është i pasur me vitamina A, B, C, P, fosfor etj. Ky frut ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Portokalli është i pasur me fibra dhe ka një indeks të lartë glicemie, që e bën atë një mundësi të mirë ushqimi për diabetikët. Lëngu i portokallit gjendet në krye të listës së lëngjeve që janë më të konsumuara, pasi ai ka një vlerë të madhe ushqyese për organizmin.

Ndihmon në forcimin e imunitetit: Një portokall i vetëm mund të plotësojë më shumë se 100% të kërkesës sonë të përditshme për vitaminën C. Ky ushqyes jetik ndihmon në përmirësimin e imunitetit, duke na mbajtur larg nga sëmundjet dhe infeksionet.

Gjithashtu, lëngu i portokallit ndikon pozitivisht edhe te flokët dhe u jep fortësi dhe elasticitet, forcon thonjtë dhe u jep shkëlqim./e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Ja si do të jetë Unaza e re e Tiranës
Artikulli tjetërRemonti në Qafë-Mollë, OSHEE: Kufizime të energjisë në Tiranë