Ballina Ekonomi

Buxheti 2019, 2.6 miliardë lekë financime për fermerët

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/- Projektbuxheti i vitit 2019, prashikon një fond prej 2.6 miliardë lekë financim të drejtpërdrejtë për fermerët.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj u shpreh sot në Komisionin e Ekonomisë se, bujqësia mund të quhet një nga sektorët më të financuar nga qeveria dhe vitin që vjen  përfiton 0,6% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PPB).

Sektori i bujqësisë është një nga sektorët më potencial për vitin 2018 dhe qeveria do të mbështesë fermerët me financime krahas projektit IPARD dhe Fondit të Garancisë.

“Bujqësia mund të quhet për 2019 në potencial një nga sektorët më të financuar. Së pari, që nga viti 2018 mbështetja për fermerët është rritur me 900 milionë lekë nga viti në vit. E dyta, dhe shumë e rëndësishme është fillimi i IPARD, në logjikën e vet ka koordinimin  e financimit me 25 për qind nga buxheti i shtetit dhe 75 prej tij. Ndërkohë që qeveria mbështet fondin e garancisë për kreditimin e këtij sektori”, theksoi Ahmetaj. e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Forca e Ligjit” në territor, sekuestrohen armë dhe lëndë narkotike në Tiranë
Artikulli tjetërGashi: MKRS në shërbim të të rinjve të Kosovës