Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 05.11.2018

GJENEVË (Zvicër) – Anëtarët e OKB-së po vlerësojnë situatën e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite.

BERLIN (Gjermani) – Konferencë shtypi e AfD-së për shkak të rrezikut të vendosjen nën monitorim të partisë së ekstremit të djathtë gjermane nga Shërbimi i Brendshëm Sekret.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i parë i ministrave të Financave të eurozonës që prej mosaprovimit të buxhetit italian.

FRANCË – Presidenti Emmanuel Macron po kryen një tur vizitash në zonat më të rëndësishme të konfliktit me rastin e 100-vjetorit të mbarimit të Luftës së Parë Botërore.

BERLIN (Gjermani) – Takim i liderëve të partisë kristian-demokrate gjermane me axhendë çështjen e pasardhësit të Angela Merkel për drejtimin e partisë.

CLEVELAND (SHBA) – Donald Trump pritet në Ohio, Indiana dhe Misuri në prag të zgjedhjeve të mesmandatit.

SHANGHAI (Kinë) – Vizitë e presidentit çek, Milos Zeman në Kinë.

HONG KONG (Kinë)  – Festivali ndërkombëtar i letërsisë në Hong Kong ./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Pompeo takohet në Nju-Jork me krahun e djathtë të Kim Jong Un
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e hënë, 5 nëntor 2018