Ballina Ekonomi

30 mijë vende të reja pune në 2019

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Norma mesatare e papunësisë parashikohet të bjerë në 12% në 2019 dhe pritet të gjenerohen mbi 30 mijë vende të reja pune.

Sipas parashikimeve afatmesme të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, rritja e punësimit total pritet të përshpejtohet gjatë viteve 2019-2021.

Ndërkohë shkalla e papunësisë përllogaritet të zbresë në 12,0% për vitin 2019 dhe të vijojë gradualisht rënien në vitin 2020 dhe 2021, respektivisht në 11,2% dhe 10,6%.

Rritja në periudhën afatmesme do të jetë e orientuar drejt krijimit të vendeve të punës krahasuar me historikun, pasi sektorët e prodhimit më intensiv të forcës së punës pritet të performojnë relativisht më mirë se të tjerët. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKardhiq – Delvinë, aksi që sjell zhvillim të turizmit dhe ekonomisë
Artikulli tjetërNgjarja në Bularat, Veliu pret një delegacion të policisë greke