TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ 25 shërbime konsullore tashmë mund të merren tërësisht online dokumenti mund të merret me postë, duke reduktuar kështu kohën dhe kostot.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme publikoi sot listën e dokumenteve që mund të merren online.
Kështu, shtetasit shqiptarë mund të përfitojnë përmes shërbimeve online të gjitha llojet e vërtetimeve të gjendjes civile, legalizimet e dokumenteve të huaja, përkthimet dhe lejet e kalimit.
“Reduktim i kohës dhe kostos. Tashmë nuk vini ju tek ne, por vijmë ne tek ju”, nënvizon MEPJ./m.m/ /a.g/






















