Ballina Lajme nga Vendi

Shqipëria e angazhuar për të luftuar ekstremizmin

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Shqipëria është plotësisht e angazhuar në mbështetje të të gjitha përpjekjeve rajonale, europiane e globale për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

Kështu deklaroi sot, zv/kryeministrja Senida Mesi, e cila mori pjesë në “Konferencën Kombëtare mbi Ekstremizmin e Dhunshëm në Shqipëri”.

Mesi nënvizoi përpjekjet e vendit tonë për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, radikalizmin dhe terrorizmin përkrah aleatëve në Europë, SHBA apo më gjerë.

Studimi i realizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe i mbështetur nga Ambasada amerikane në Tiranë, sipas saj, tregon se “prej vitit 2015-të Shqipëria ka bërë progres në këtë drejtim, kjo edhe falë Strategjisë dhe Planit Kombëtar të Veprimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”.

/m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKQZ, Jorgaqi: Pjesëmarrja e të rinjve në votim e rëndësishme
Artikulli tjetërMADRID – IOM: 2 000 migrantë humbën jetën në Mesdhe gjatë 2018