Ballina Lajme nga Vendi

Shkodër/ Prezantohet “Buletini Informativ Elektronik”, rrit transparencën

TIRANË, 2 nëntor /ATSH/ Bashkia e Shkodrës çeli sot “Buletinin Informativ Elektronik”, një tjetër urë komunikimi dhe transparence me banorët e këtij qyteti.

Bashkia e këtij qyteti bën me dije se “të gjithë ata që duan të njihen me atë çfarë ndodh në territor, nga qindra informacione që shpërndajmë gjatë një muaji për mediet dhe qytetarët në rrjete sociale, një pjesë e tyre përfshihen në këtë mënyrë të re komunikimi”.

“Buletini Informativ Elektronik” është një publikim periodik, i cili mirëpret bashkëpunimin e të gjithë të interesuarve në territorin e bashkisë së Shkodrës dhe përtej.

Bashkia bën me dije se ky është vetëm hapi i parë drejt përmirësimit të shërbimeve dhe transparencës.

m.z/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTetori Gjerman, publiku mahnitet nga shfaqja e tre muzikantëve
Artikulli tjetërLezhë – Ndriçohet Memoriali i Skënderbeut