Ballina Lifestyle

Rita Ora dhe Bebe Rexha, pjesë e një prej shfaqjeve më të mëdha të modës

TIRANË, 2 nëntor /ATSH/ – Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha do të performojnë në një nga shfaqjet më të mëdha të modës.

Ato do jenë pjesë e sfilatës së Victoria’s Secret ku ‘engjëjt’ do sjellin tendencat e fundit. Lajmin e kanë konfirmuar vetë artistet me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Të dyja këngëtaret ndihen shumë të emocionuara që për herë të parë do jenë pjesë e kësaj shfaqje të madhe që do të mbahet më 2 dhjetor në Nju-Jork.

Pjesë tjetër e kastit performues do jenë ‘The Chainsmokers’, Halsey, Kelsea Ballerini, Shawn Mendes, The Struts./a.a/  /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMADRID – IOM: 2 000 migrantë humbën jetën në Mesdhe gjatë 2018
Artikulli tjetër170 fotografi të Muzeut Marubi në ekspozitën “Rituali Fotografik” në Milano