TIRANE, 1 nëntor /ATSH/ -Moti për ditën e sotme do të jetë kryesisht i vranët.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokal në jug të vendit. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të përqendrohen në pjesën veriore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug me shpejtësi 1-8m/sek, përkohësisht në bregdet era fiton shpejtësi deri në 12m/sek.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 me lartësi vale 1.0-1.8 metra.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 14/26 re shi |
| Kukës | 14/26 re shi |
| Lezhë | 14/27 re shi |
| Dibër | 11/24 re |
| Durrës | 17/27 re |
| Tiranë | 16/28 re |
| Elbasan | 15/28 re |
| Berat | 13/29 re |
| Vlorë | 16/27 re shi i dobët |
| Korcë | 12/25 re shi i dobët |
| Gjirokastër | 15/29 re shi i dobët |
| Sarandë | 17/28 re shi i dobët |
/e.malaj/ /a.g/





















