MAKINA – VW dhe Ford zgjerojnë bashkëpunimin

BERLIN/NJU JORK, 1 nëntor /ATSH-DPA/ – Një marrëveshje mes prodhuesit gjerman të automjeteve ”Volkswagen” dhe amerikan ”Ford” do të zgjerojë në mënyrë të konsiderueshme bashkëpunimin, sipas një raporti të lëshuar nga vetë kompanitë.

”Përveç bashkëpunimit në automjetet tregtare, siç është paralajmëruar, dy gjigantët e sektorit planifikojnë të bashkojnë forcat në veturat elektrike dhe ato pa shofer”, sipas të përditshmes gjermane ”Handelsblatt”.

”Duke punuar së bashku, dy kompanitë mund të kursejnë miliarda dollarë dhe të bëjnë progres të madh”, tha ”Handelsblatt”.

Zëdhënësi i ”Ford”-it tha se diskutimet rreth një aleance me VW përfshijnë një numër sektorësh dhe se ishte shumë herët për të dhënë detaje.

Shqetësimet janë shprehur në Gjermani se një partneritet mund të kërcënojë vende pune, pasi në fund të shtatorit, CEO i grupit VW Herbert Diess theksoi se shumë  procese pune do të shkonin në fabrikën kryesore që gjendet në qytetin verior të Hanoverit.

“Ky bashkëpunim do të sjellë përfitime ekonomike, por sigurisht që nuk do të rrezikojë vende pune”, theksoi Bernd Osterloh, kreu i komitetit të biznesit të VW./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.