Ballina Lajme nga Vendi

Argjentinë, një statujë për Diego Maradonën

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ – Buenos Ajresi, kryeqyteti i Argjentinës ka nderuar kampionin e botës në vitin 1986, Diego Armando Maradona me një statujë bronzi.

Kjo statujë u vendos për të festuar 58-vjetorin e legjendës së futbollit argjentinas, një ditë pas ditëlindjes së tij.

Kjo vepër është vendosur pranë stadiumit të Argentinos Juniors, skuadër ku El Pibe de Oro debutoi në vitin 1976.

Ish-futbollisti i “Albicelestes” konsiderohet si një idhull në vendlindjen e tij.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPastrimi i bregut të liqenit të Shkodrës, impakt për turizmin
Artikulli tjetërTerminali i ri doganor në pikën kufitare me Malin e Zi