Parashikimi i motit, e mërkurë, 31 tetor 2018

TIRANE, 31 tetor /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatës në pjesën jugore dhe lindore të vendit, me aktivitet në pjesën e parë të ditës. Përgjatë orëve të pasdites reshjet do të humbin intensitetin dhe  mbeten të izoluara në pjesën veriore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug, me shpejtësi 1-12 m/sek, valëzimi në det parashikohet i forcës 3-3 me lartësi vale 1,2 – 2,5 metra.

Temperaturat parashikohen me rënie në mëngjes dhe rritje  në mesditë:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 13/22 diell shi
Kukës 12/22 re shi
Lezhë 13/22  re shi
Dibër 10/20  re shi
Durrës 12/24  re shi
Tiranë 13/24  diell shi
Elbasan 12/19 re  shi
Berat 14/22 re shi
Vlorë 15/23 re  shi
Korcë 7/16 re diell
Gjirokastër 14/24  re shi
Sarandë 13/23 re shi

 

/e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.