Ballina Lajme nga Vendi

Çelen aplikimet për Programin Veror Transatlantik Benjamin Franklin

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftoi sot se “janë hapur aplikimet për vitin 2019 për Programin Veror Transatlantik Benjamin Franklin”.

Ambasada njofton se gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e plotë në adresën e-mail( [email protected]) të Ambasadës amerikane në Tiranë, deri më 16 dhjetor 2018.

Programi Veror Transatlantik Benjamin Franklin 2019 do të zgjasë 4 javë, qershor – korrik 2019 në Universitetin Purdue në West Lafayette, Indiana.

Qëllimet e këtij instituti janë rritja e përkushtimit në bashkëpunimin transatlantik, nxitja e
marrëdhënieve të të rinjve me etni të ndryshme, mes Amerikës dhe Europës, si dhe promovimi i marrëveshjes dypalëshe mes Amerikës dhe Europës.

Po ashtu synohet të zhvillohet një kuadër udhëheqësish të rinj të cilët do t’i ndajnë njohuritë dhe aftësitë me bashkëmoshatarët e tyre mes shembujve pozitivë.

Programi 4-javor do të akomodojë 55 kandidatë nga mosha 16-18 vjeç. Ky program do të mirëpresë 45 studentë europianë dhe 10 amerikanë. Aktivitetet e këtij programi përfshijnë diskutime për çështje globale me interes të përbashkët, trajnime mbi lidershipin dhe median, zhvillimin e bashkëpunimit për projekte, shërbim komunitar, udhëtime mësimore, dhe planifikim për projektet në vazhdim. /m.m//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFSHF, reagon ndaj incidentit racist në ndeshjen “Partizani”-“Skënderbeu”
Artikulli tjetërProgrami i Diasporës, Majko vizitë zyrtare në Irlandë