ZAGREB, 29 tetor /ATSH-ANSA/ – Kroacia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për valën e fortë të motit të keq që ka përfshirë shumicën e vendit, në veçanti atë të Dalmacisë dhe në rajonet në bregun lindor të Adriatikut, bëri të ditur shtypi vendas.
”Shirat e dendura dhe erërat shumë të forta, deri në 130 kilometra në orë, po shkaktojnë dëme materiale dhe shqetësime të konsiderueshme për komunikimet”, theksuan autoritetet.
”Ka pemë të shkulura dhe çati të zbuluara, ndërkohë që shikimi i reduktuar në det ka ndërprerë lidhjet e ndryshme detare në Adriatik, thekson media lokale. /os/























