Ballina Bota

BERLIN – Merkel humb edhe në Hesen, diskutohet vazhdimësia e koalicionit

BERLIN/FRANKFURT, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Partitë e koalicionit në Berlin po diskutojnë të ardhmen e tyre, pasi po vuajnë rënien e dytë poshtëruese në zgjedhjet parlamentare të shtetit në vetëm dy javë.

Si partia CDU e kancelares Angela Merkel dhe partnerët e saj të koalicionit SPD të qendrës së majtë humbën më shumë se 10 pikë përqindje në zgjedhjet e Hesenit.

Dy javë më parë, CSU, partia binjake bavareze e Merkelit dhe anëtarja e tretë i koalicionit në Berlin dhe SPD pësuan humbje të ngjashme në shtetin jugor.

Merkel dhe Andrea Nahles po përballen me thirrje për të lënë rolin e të lidershipit të partisë. Protagonistët e të dyja palëve do të takohen në fundjavë për të diskutuar rezultatet e zgjedhjeve.

Nahles ka thirrur në një takim të udhëheqjes së SPD për të paraqitur një listë të pikave të veprimit  si dhe për të ringjallur fatin e koalicionit , ndoshta edhe për të vendosur se në cilën pikë SPD tërhiqet nga koalicioni.

Rezultati në Hessen ishte më i keqi në shtet që nga viti 1966, duke rënë 11,3 pikë përqindje në 27 % në rezultatet paraprake që nga viti i fundit në vitin 2013, ndërsa partia SPD ka anketuar vetëm 19,8 %, si dhe rënie me 10,9 pikë përqindje, pra rezultatin e saj më të keq ndonjëherë në Hessen./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj takon Shpend Ahmetin: Përkrahje projekteve për Prishtinën 
Artikulli tjetërJanar-shtator 2018, rritet me 14,1% numri i pasagjerëve me linja ajrore