Këngëtarja Sinead O’Connor… myslimane

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ – Këngëtarja irlandeze, e njohur si Sinead O’Connor ka zbuluar se është konvertuar në myslimane dhe ka ndërruar identitetin.

Tani, ajo do të njihet si “Shuada ‘Davitt”. Kjo është hera e dytë që këngëtarja e njohur ndryshon emër. Kujtojmë se vitin e kaluar, ajo e ndryshoi emrin e saj ligjor duke e kthyer në Magda Davitt.

Sot, ajo njoftoi se ka braktistur Kishën Katolike për një arsye të mirë.

Kjo është për të njoftuar se unë jam krenare, që jam bërë myslimane. Ky është përfundimi i natyrshëm i çdo udhëtimi të teologut inteligjent. Të gjitha studimet e shkrimeve të shenjta të çojnë në Islam. Gjë që i bën të gjitha shkrimet e tjera të shenjta të tepërta. Do të kem një emër i ri. Ai do të jetë Shuhada”, shprehet ajo.

Ndër të tjera, muzikantja shtoi se do të shfaqet në skenë duke kënduar Ezanin për të gjithë fansat e saj. Veshjen e parë myslimane e kishte veshur me ndihmën e një mikeshe. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.