TIRANË, 26 tetor/ATSH-Maela Marini/ Buxheti 2019 financon plotësisht Reformën në Drejtësi me një fond mbi 2.2 miliardë lekësh.
Kështu deklaroi sot, gjatë një konference për shtyp, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.
“Financohen të dyja korsitë kryesore financiare të Reformës në Drejtësi. Nga njëra anë financohet rritja e pagave për gjyqtarët e prokurorët, por edhe krijimi i të gjitha institucioneve të reja të Reformës në Drejtësi dhe financimi i plotë i Vetingut”, – tha Ahmetaj.
Ministri tha se këto financime shkojnë më shumë se 2.2 miliardë lekë, ku do të financohen institucionet si KLP, KLGJ, Byroja e Hetimit dhe SPAK me 500 milionë lekë.
Në këtë mënyrë, tha Ahmetaj, “formatojmë të plotë edhe financimin për Reformën në Drejtësi”. /j.p/























