Ballina Bota

PEKIN – Abe në Kinë për përmirësimin e marrëdhënieve

PEKIN, 25 tetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri japonez, Shinzo Abe mbërriti sot në Pekin, në vizitën e parë në Kinë të një kryeministri japonez që prej shtatë vitesh, ndërkohë që dy fuqitë aziatike po përpiqen të afrohen përballë pasigurive të politikës amerikane.

”Dy shtetet tona po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe”, deklaroi Abe përpara nisjes nga Tokio, duke shprehur dëshirën për t’i vendosur marrëdhëniet me Pekinin në nivelin më të mirë, gjatë vizitës së tij treditore në Kinë.

Kreu i qeverisë japoneze do të pritet në mesditë nga homologu Li Keqiang, përpara se të takohet të premten me presidentin Xi Jinping.

Tonet pritet të jenë miqësore në këtë 40 vjetor të Traktatit të Paqes dhe të Miqësisë nënshkruar në 1978 nga Pekini dhe Tokio, ndërsa Kina kërkon mbështetje për të zmbrapsur ortekun e tarifave doganore të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMEKSIKO – Karvani i migrantëve përshkon më këmbë 100 kilometrat e para drejt ëndrrës amerikane
Artikulli tjetërParametrat e sigurisë, 29 të arrestuar në 24 orë