Balla: Mbyllja e basteve, luftë kundër krimit e jo video që prodhon SHQUP
Balla: Mbyllja e basteve, luftë kundër krimit e jo video që prodhon SHQUPhttp://ata.gov.al/2018/10/25/balla-mbyllja-e-basteve-lufte-kunder-krimit-e-jo-video-qe-prodhon-shqup/“Ne sot marrim dhe një vendim në luftën tonë pa kompromis kundër krimit të organizuar. Kjo është betejë Lulzim, kundër krimit të organizuar. Jo video që prodhon në SHQUP. Beteja kundër krimit të organizuar është t’i heqësh krimit financimit dhe kjo që ne bëjmë sot, tregon vendosmërinë tonë, Forcën e Ligjit për t’i hequr krimit nga duart bastet, kazinotë elektronike dhe çdo lloj financimi të paligjshëm”, tha ai.
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 25 Tetor 2018
TIRANË, 25 tetor /ATSH- I. Vata/ – Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha sot në Kuvend se opozita duhet të ishte në Parlament për të votuar ligjin për heqjen e lojërave të fatit, sepse ky ligj i heq financimet krimit.
Në vijim të fjalës së tij, Balla tha se “opozita duhet t’i linte mënjanë hallet e veta për arsyet e bojkotit të Kuvendit, por të ishte bashkë me ne për të votuar shërimin përfundimtar të një mortje 25-vjeçare që ka dëmtuar me mijëra familje shqiptare”.
“Ne sot marrim dhe një vendim në luftën tonë pa kompromis kundër krimit të organizuar. Kjo është betejë Lulzim, kundër krimit të organizuar. Jo video që prodhon në SHQUP. Beteja kundër krimit të organizuar është t’i heqësh krimit financimit dhe kjo që ne bëjmë sot, tregon vendosmërinë tonë, Forcën e Ligjit për t’i hequr krimit nga duart bastet, kazinotë elektronike dhe çdo lloj financimi të paligjshëm”, – tha ai.
Duke folur për paratë që gjeneron tregu i lojërave të fatit, Balla tha se “tregu i basteve ka qarkulluar 700 milionë euro, me gjithë përpjekjet tona kemi qenë shumë larg kontrollit dhe pjesa tjetër janë para që kanë financuar krimin. Dhe kjo është domethënia më e qartë se çfarë kemi marrë përsipër të bëjmë. 7 mijë persona dalin pa punë se kanë qenë në sektor, por janë 70 mijë familje që kanë vuajtur pasojat e kësaj mafie. Por ne jemi për familjet, nënat dhe vajzat dhe prandaj me 1 janar s’ka më baste”.

“Partia Demokratike humbi një rast të mirë për t’u treguar shqiptarëve se kanë ardhur në Kuvend për të përfaqësuar shqiptarët”, – tha Balla. /a.g/





















